“Prej një jave policia ngre postoblloqe dhe vendos gjoba, nuk na lënë të punojmë”, ngrihen në protestë shoferët

0

 

Rreth 60 drejtues mjetesh kanë dalë në protestë mesditën e kësaj të premte, pas një vendimi të marrë nga Bashkia e Korcës, pasi nuk u lejohet transporti i udhëtarëve me taksi brenda rrethit në kthim. Drejtuesi e automjeteve lejohen vetëm të vijnë me pasagjerë drejt Korcës dhe më pas të kthehen bosh.

“Jemi gjobitur, gjoba varion nga 50-250 mijë lek të vjetra.

Kemi 30 vite me këtë punë, nuk kemi hasur probleme të tilla, që prej 1 jave bashkia së bashku me punonjësit e saj po na vendosin gjoba”- u shpreh njëri prej shoferëve.

Sipas tyre, policia bashkiake ka ngritur postblloqe duke mos i lejuar të punojnë me të vetmen punë që cojnë të ardhura në familjet e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu