Presidenti Bajram Begaj shkarkon Komandantin e Forcave Ajrore, Ylli Pulaj

0

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme Komandantin e Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade, Ylli Pulaj. Mësohet se shkarkimi i Pulajt është bërë me propozim të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa Begaj sot ka nënshkruar dekretin. Ndërkohë që në vend të Pulajt është vendosur Ferdinant Dimo.

Shkarkimin i Pulajt ka ardhur pas një raportimi në media se Byroja Kombëtare e Hetimit i sekuestroi celularin në kuadër të hetimit për dhënien e pronave të ushtrisë për oligarkët. Po ashtu në këtë hetim është marrë në pyetje dhe ish ministrja Olta Xhaçka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu