Presidenti Begaj pret kreun e Fondacionit “Maarif”: Turqia, partner i rëndësishëm edhe në arsim

0

Presidenti Bajram Begaj, priti sot një delegacion të fondacionit arsimor turk “Maarif”, i kryesuar nga Prof. Dr. Birol Akgün

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin me Turqinë si partner mjaft të rëndësishëm edhe në fushën e arsimit, tema që u prekën edhe gjatë vizitës së Presidentit të Republikës së Turqisë në Tiranë, Recep Tayyip Erdogan.

Investimet në arsim janë gjithmonë të mirëpritura, por ato në arsimimin cilësor sigurisht që vlerësohen akoma më shumë”, – u shpreh Presidenti Begaj, duke vlerësuar kujdesin e këtij fondacioni në ngritjen e shkollave me infrastrukturë dinjitoze, por edhe me investim në përmbajtjen dhe kërkimin shkencor.

Presidenti Begaj theksoi se “hapja e ardhshme e degës së Universitetit Teknik të Stambollit në Tiranë, që u premtua nga Presidenti Erdogan gjatë vizitës së tij, do të rriste më tej standardet e arsimit në Tiranë.

Fondacioni Turk Maarif operon në mbi 55 vende të botës. “Maarif Albania” administron një rrjet shkollash të shtrirë në tri qytete: Tiranë, Elbasan dhe Shkodër. “Maarif Tirana Campus”, “Neë York Schools” (shkollë 9-vjeçare dhe e mesme), si dhe kopshti “Maarif Farm Kindergarten”.

Në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, Tayyar Kagan Atay.

 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu