Presidenti brazilian shtrohet me urgjencë sërish në spital

0

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është shtruar këtë të hënë me urgjencë në spital. Mësohet se Presidenti Brazilian ndodhet në spitalin Sao Paulo.

Nga ana tjetër mediat e huaja raportojnë se presidenti fillimisht pati dhimbje të barkut dhe dyshohet se ka një problem me zorrët.

Sipas informacioneve Bolsonaro dyshohet të ketë një bllokim të zorrëve, një problem që e kishte shfaqur edhe në të kaluarën. Në muajin korrik ai u shtrua në spital për shkak të një rasti të rëndë të lemzës, ku gjatë një kontrroli të specializuar u zbulua se kishe probleme me bllokimin e zorrëve.

Ndërkohë që bëhet me dije po nga mediat e huaja se në korrik të vitit 2018 presidenti brazilian u godit me thikë gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe iu nënshtruar disa herë operacionit në stomak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu