Viti i ri nis shumë keq! Në 3 ditë 10 aksidente, bilanci i rëndë: 14 të plagosur dhe 1 viktimë

0

Viti i ri 2022 nisi në vendin tonë me 10 aksidente gjatë tre ditëve të para.

Sipas burimeve zyrtare si pasojë e këtyra aksidenteve janë plagosur 14 persona, mes tyre edhe një vajzë vetëm 5 vjeç, ndërsa viktimë mbeti një person.

Në ditët e para të vitit nuk kishte ngjarje të rëndë, mirëpo nga dita në ditë aksidentet kanë pasur njëra- tjetrën, derisa sot në orën 11:00, ndodhi aksidenti me viktimën e parë të vitit.

Data 1 janar 2022.

Në Elbasan. Në mesditë një makinë përplasi 15-vjeçarin. I mituri nuk mori lëndime të shumta nga përplasja, duke mos iu rrezikuar jeta.

Data 2 Janar 2022.

Në Lezhë. Në fshatin Rrile një automjet përfundoi në kanal pasi tentoi parakalimin e një tjetër makine.

Në Fushë-Krujë. Aksident i trefishtë ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë duke lënë të dëmtuar një prej pasagjereve e cila që ndodhej në automjetin që drejtonte personi me inicialet P. GJ.

Në Lushnje. Në kryqëzimin e Savrës mbetën të lënduar tre persona, pas përplasjes së dy makinave.

Në Vlorë. Në aksin Vlorë-Fier, pranë mbikalimit të Novoselës një mjet i llojit “Mercedez Benz” ka ecur mbrapsht dhe është përplasur nga një tjetër makinë. Një mjet i tretë ka devijuar për të shmangur përplasjen me dy makinat e aksidentuara dhe ka përfunduar jashtë rruge. E plagosur mbeti një grua.

Data 3 Janar 2022.

Në Sarandë. Një 40-vjeçar humbi kontrollin e makinës e për pasojë dali nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij, 37-vjeçarja dhe vajza e tyre vetëm 5 vjeçe.

Në Durrës. Në lagjen Nr.13, dy persona kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së automjeteve. Të lënduarit janë dërguar në spital aty ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Dy aksidente në Bulqizë. Në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Pishat” një makina tip “ Fuoristradë” dhe një tjetër tip “Suzuki” kanë dalë nga rruga.

Në Dibër. Një person ndërroi jetë pas aksidentit të ndodhur në Peshkopi-Maqellarë ditën e sotme. Në orën 11:30, doli nga rruga mjeti tip ‘Volksëagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën personi me inicialet E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe pasagjerët që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu