Presidenti flet nga Pogradeci: Për bashkëpunimin Rama-Basha flasim pas …

0

Pyetja: Sa mund të ndikojë lëvizja e zotit Berisha me foltoren dhe takimet që po bën me bazën?

Nuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike. Duhet t’i zhvillojnë debatet e brendshme në mënyrë demokratik. Demokracia nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë, këtë e kemi mësuar në këto 3 dekada, ajo ka ulje ngritjet e saj. Shpresojmë të gjithë t’i përmbahen parimeve më bazike të shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

Se keni fshehur kurrë simpatinë për zotin Berisha. Po ai hedh akuza për bashkëpunim Rama-Basha. Si i shihni këto akuza?

Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debateve. Do të kemi kohë t’i gjykojmë pas 24 korrikut për tre dekatat e ardhshme.

Duhet që çdo forcë të zbatojë parimet demokratike. Nuk ka përpjekje në botë të realizojë atë skenar, për të lënë Shqipërinë pa opzitë. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të pranojnë modele që nuk i gjejmë në kontinentin ku jetojmë, por që janë në kontinente të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu