Presidenti gjerman Steinmeier, do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të Presidentit Bajram Begaj

0

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të Presidentit shqiptar Bajram Begaj. Ambasada gjermane në Tiranë njofton se Steinmeier do ta vizitojë Shqipërinë më 1 dhe 2 dhjetor.

Kjo është vizita e parë zyrtare e presidentit gjerman në Shqipëri.

Vizita e Steinmeier në vendin tonë përkon me një situatë jo të favorshme që po kalon Evropa në tërësi dhe vendet e BE në veçanti për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Gjithashtu kjo vizitë merr rëndësi të veçantë edhe për situatën e krijuar në Ballkan dhe zhvillimeve të fundit Serbi-Kosovë.

Gjermania mbetet ‘lokomotiva’ ekonomike e kontinentin evropian. Shqiptarët kanë pasur gjithmonë mbështetjen e Gjermanisë në proceset demokratike përmes të cilave po kalon Shqipëria dhe mbetet një nga partneret strategjike më të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu Gjermania është iniciatore e ‘Procesit të Berlinit’ për integrimin e Ballkanit në BE.

Interesante do të ishte nëse Presidenti do të pyetej se kur u largua gjermani i fundit në Shqipëria, një debat shterpë që ekziston në politikën shqiptare prej afro tre dekadash.

Pak kohë më parë Shqipëria u vizitua nga Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev me ftesë të Presidentit Bajram Begaj. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu