Presidenti i Azerbajxhanit: Po negociojmë me Shqipërinë për të krijuar rrjetin e shpërndarjes së gazit

0

AZERBAJXHAN- Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka marrë sot pjesë në konferencën e 4-të ndërkombëtare me temë ‘Formimi i Gjeopolitikës së Euroazisë së madhë: nga e kaluara në të tashmën në të ardhmen’ organizuar nga Universiteti ADA për të shënuar 100 vjetorin e Liderit Kombëtar Heydar Aliyev në Shusha. Gjatë fjalës së tij, Aliyev deklaroi se në Shqipëri po negociojnë për të investuar në rrjetin e shpërndarjes së gazit, nëse projekti shkon sipas planit, synohet që gazi të eksportohet në 6 vende brenda 1 viti.

“Shqipëria është transitore, por nuk ka rrjet të shpërndarjes së gazit. Ne po planifikojmë të investojmë një shumë të konsiderueshme parash për të krijuar këtë rrjet të shpërndarjes. Unë isha në Sofje vetëm disa ditë më parë për të marrë pjesë në inaugurimin e Unazës së Solidaritetit. Sllovakia po i bashkohet projektit. Pra, nëse tani eksportojmë në gjashtë vende, brenda një viti nëse gjithçka shkon sipas planeve, pa ndonjë përpjekje të madhe, mund të jetë 10. Dhe ky nuk është fundi”,-theksoi kreu i shtetit të Azerbajzxhanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu