Presidenti i revoltuar nga shkalla e ulët e vaksinimit: Do ju arrestojmë dhe ju injektojmë vaksinën në vithe

0

I zemëruar nga shkalla e ulët e vaksinimit të vendit, Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka thënë se ai mund të burgosë njerëzit që nuk pranojnë të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Duterte shfryu zhgënjimin e tij për hezitimin e njerëzve ndaj vaksinave mbrëmjen e vonë të së hënës në një mbledhje të kabinetit qeveritar.

“Nëse nuk doni të vaksinoheni, lini Filipinet” , tha ai, siç citohet nga agjencia e lajmeve PNA. “Shkoni në Indi nëse dëshironi, ose diku në Amerikë. Por për sa kohë që jeni këtu dhe jeni një qenie njerëzore që mund të mbartni virusin, duhet të vaksinoheni. ”

Presidenti i kërkoi qeverisë të identifikojë ata që nuk pranojnë të marrin dozat e vaksinës. “Unë do të urdhëroj arrestimin e tyre, të jem i sinqertë,” tha ai. “Zgjidhni – vaksinohuni apo burgosuni?”

Duterte, i cili është i njohur për përdorimin e një gjuhe të drejtpërdrejtë dhe të ashpër në publik, u citua nga faqja e lajmeve Rappler të ketë thënë: “Nëse nuk doni të vaksinoheni, do t’ju arrestoj dhe do t’ju injektoj vaksinën në vithet tuaja”.

Mësohet se autoritetet në Filipione ftuan 28,000 njerëz në vendet e vaksinimit përmes mesazhit me tekst, por vetëm 4,402 u paraqitën. Kryebashkiaku Isko Moreno tha se qyteti do të kthehet në metodën origjinale të dyerve të hapura, ku çdokush mund të paraqitet që të marrë vaksinën.

Nënsekretarja e Shëndetësisë Maria Rosario Vergeire u tha gazetarëve të hënën se zyrtarët rajonalë dhe lokalë u udhëzuan të rrisin kontrollin kufitar kundër variantit Delta, i cili ishte i njohur më parë si varianti indian dhe është më i transmetueshëm se lloji origjinal i koronavirusit.

Zyrtarët shëndetësorë të Filipineve regjistruan 5,249 raste të reja dhe 128 vdekje të hënën. Në përgjithësi, më shumë se 1.36 milionë banorë janë infektuar me koronavirus, dhe 23,749 kanë vdekur.

Duke iu referuar të dhënave të së shtunës që lamë pas, 2,210,134 filipinas janë vaksinuar plotësisht, sipas PNA. Popullsia e Filipineve është afër 111 milion, sipas KB.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu