Presidenti Ilir Meta akuzon Ramën: Shtabi yt kriminal dërgoi në Kavajë 3 horrat

0

Presidenti Ilir Meta akuzon Ramën se nxiti dhunën në Kavajë.

Në një konferencë për shtyp, Meta është shprehur se tre autorët janë nxitur nga Edi Rama, duke shtuar se nuk do të lejojë që për këto zgjedhje të derdhet as një pikë loti e jo më gjaku.

Më tej ai ka thënë se kush shkel kodin zgjedhor nuk do të qëndrojë më në administratë.

“Shumë mirë pas ulurimave të mija që arrestove rrugaçët e banditët në Kavajë, që i le 24 orë dhe i mbaje me të ngrëna e në të pira. Ti vdes për narkotrafikantët. Ti më akuzove me dhunë ai tjetri është Ndriçim Jonuzi që ka bërë me gjak dhe ka skuqur zyrat e PD-së ai atje është Markel Shtylla, ky është shtabi i dhunës dhe i provokimit në Kavajë. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga këta. Këta i nxit Edi Rama. Nuk e di a janë shkarkuar nga detyra, po çdo njeri që do të shkel kodin zgjedhor nuk do të ketë më vend në administratën e Shqipërisë. Policia të bëj detyrën. Shteti i kapur nga mafia të bëjë detyrën e saj. Nuk dua që të ketë jo një pikë gjaku për zgjedhje por asnjë pikë loti. “

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu