Flamurit francez i është bërë një ndryshim prej një viti, por nuk është vënë re. Flamuri ka ende tre ngjyrat blu-e bardhë-e kuqe, por bluja është errësuar. Media franceze Europe1 mendon se vendimi për ndryshimin e flamurit është marrë nga presidenti Emmanuel Macron në mënyrë të fshehtë, duke provokuar debate në Elize.
“Emmanuel Macron preku simbolet e vendit tonë pa folur për të”,- shkruhej në mediat franceze.
Vendimi për të errësuar ngjyrën blu të flamurit francez, nga bluja e lehtë në blunë e errët, thuhet se është marrë më 13 korrik 2020. Pak ditë para festës kombëtare të vendit. Ishin Arnaud Juliens, ish-drejtori i Elize dhe Bruno Roger Petit që dolën me propozimin. Një blu më e errët do të ishte më elegante, sipas shoqëruesve të presidentit, dhe për këtë arsye më e përshtatshme për vendin. Arsyeja kryesore mendohet të jetë rilidhja me flamurin francez të vitit 1793.
Janë shumë ata që ngulin këmbë se ndryshimi nuk duhet interpretuar si një gjest kundër BE-së, pasi bluja në të kaltër ishte ndryshuar në një blu më të çelur nën presidencën e Valéry Giscard d’Estaing, i cili donte ta afronte atë në ngjyrën blu të flamurit të Bashkimit Evropian.
Presidenti Emmanuel Macron lejoi që flamuri të ndryshojë ngjyrë pa folur për të. Edhe pse në teori nuk duhet. Qytetarët dhe mediat shpresonin se mund të kishte pasur një diskutim të brendshëm për ndryshimin e ngjyrës në pallatin presidencial.