Presidenti Meta recitoi vargjet e Naimit në Korçë, plasin memet në rrjet

0

Dje Presidenti Ilir Meta u shfaq në Korçë nën bukurinë e borës që ka zbardhur vendin.

Në një video që ai publikoi në facebook, kreu i shtetit shihet teksa reciton disa vargje të Naim Frashërit, poezi që poeti ia kushtoi hapjes së mësonjëtores shqipe në Korçë.

“Lumja ti moj Korç’ o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua”.

Presidenti u përpoq të përcjellë mjaft mesazhe me këtë poezi, për vargjet e bukura të Naimit, për Korçën nën dëborë, për mësonjëtoren.
Po ku të lënë këta. Është ‘t’u nxjerrësh sytë’ thotë populli.
Menjëherë pas publikimit të videos plasën memet në rrjet. E natyrisht aktorët e humorit të parët. Mes tyre Agron Llakaj, Salsano Rrapi etj.
Në një video të publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, humoristi Salsano Rrapi ironizon presidentin duke recituar vargjet:

Lum për lagjen që unë kam, dhe pallatin me tulla të kuqe/ Ju kam të gjithëve shumë xhan, edhe ty moj burbuqe!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu