Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, shpall planin e masave me 7 pika të Serbisë për marrëdhënien me Kosovën

0

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka shpallur publikisht planin e masave të Serbisë për marrëdhënien me Kosovën.

Në fjalimin drejtuar popullit serb, Vuçiç foli për masat e Serbisë në raport me Kosovën dhe Metohinë ku jetojnë pakica serbe.

Presidenti serb kërkon ndalimin e veprimeve të njëanshme nga Kosova dhe paralajmëroi se do të nisin një fushatë diplomatike për plotësimin e kërkesave të tyre.

Edhe pse shprehu gatishmërinë për dialog me Kosovën, Vuçiç tha se ndalimi i veprimeve të njëanshme nga Prishtina është parakusht për vazhdimin e dialogut në Bruksel mes dy palëve për normalizimin e marrëdhënieve.

“Sot Serbia është në një situatë të vështirë juridike dhe politike sa i përket Kosovës dhe Metohisë. Ekonomikisht Serbia është shumë mirë, ndoshta shkëlqyer. Por ajo që mbetet pika jonë më e dhimbshme është Kosova dhe Metohia”, u shpreh Vuçiç.

Në kuadër të masave serbe, Presidenti deklaroi se kërkesa e parë e tyre nga 7 të tilla është shpallja dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e OSBE-së dhe Misionit të BE.

Kërkesa e dytë është kthimi i serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun.

Kërkesa e tretë, kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore.

Kërkesa e katërt, tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit.

Kërkesa e pestë, formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kërkesa e gjashtë, zbatimi i garancive të BE-së dhe SHBA-së i 28 Dhjetorit 2022 për lirimin e të burgosurve politikë.

Kërkesa e shtatë, rikthimi i transaksioneve financiare dhe pagesave e shërbimeve postare për qytetarët serbë në veri të Kosovës në raport me Serbinë.

Vuçiç deklaroi se do ta shpallë Kosovën dhe Metohinë zona të mbrojtjes së veçantë sociale për Serbinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu