Sa të sinqerta janë negociatat? Janë të sinqerta, ka veprime konkrete, thirrja për tu ulur, kompromisi për një axhendë, kemi një kalendar. Pse jo për të dëgjuar edhe një emër nga ata. Sinqeritit nuk merret i mireqënë vecse kur shihet. Veprimet e PS kanë qënë në funksion të sinqeritetit.
Mund të jetë një emër nga opozita: Kur diskutojmë për profil, jemi të hapur, nëse ka pëlqyeshmëri, s’kemi pse paragjykojmë dhe nëse vjen nga opozita. është një pjesë e negocimit, kur ulesh, ulesh pa paragjykime por me parime. Të jetë një njeri pa plane politike. U duk qartë që Meta kishte plane pas zyre… Them se profili i këtyre kontureve, pa ambicie, duhet të jesh mbi palët, një person i hapur për dialog dhe të respektosh kushtetutën, je në kushte të mira për ta bërë këtë detyrë. Kemi rastin e Moisiut, s’do të thotë që të jesh politikan, dhe në vendet fqinje shohim njerëz që kanë mbyllur jetën politike dhe janë në vende të favorshme.
Fatos Nano, president?
Gjiknuri: Nuk jam këtu të komentoj emra të përveçëm, të gjithë kanë shanse si të gjithë ata që iu thatë. Identifikimi i emrave në këtë fazë do të ishte gabim dhe do të krijonte pritshmëri. Asnjë nuk është i përjashtuar, përfshirë edhe emri në fjalë.