Shfaqja skenike e parezistueshme “Agnesa e Zotit” e Teatrit Shëtitës “Çajupi”, u prezantua si premierë në teatrin Skampa në Elbasan. Vepra e vitit 1979 nga dramaturgu amerikan John Pielmeier me regji nga Kiço Londo erdhi nën interpretimin e tre aktorëve të njohur të teatrit tonë Eni Jani,Laura Nezha dhe Violeta Trebicka.
Agnesa e Zotit” është një betejë midis botës së fesë dhe shkencës, faktit dhe besimit. Një shfaqe e cila merr përsipër të përcjellë mesazhe të forta që i përshten më shumë të sotmes sesa kohës kur u shkrua. Regjisori Kiço London ndan ndjesitë e përjetuara në Elbasan dhe bashkëpunimin me kastin e aktorëve.
Një shfaqe dramë që të mban në ankth deri në fund.Aktorja Eni Jani, në rolin e mjekes psikiatre hyn në skenë sapo nis shfaqja dhe del prej saj në fund, pas plot 90 minutash. Në të njëjtën lartësi paraqiten edhe dy personazhet e tjera, të cilat rrëmbyen simpatinë dhe duartrokitjet e publikut.
Shfaqja dramë “Agnesa e Zotit” është e ndërtuar mbi pyetjet.E gjithë kjo lidhet me misterin e një vrasjeje: një murgeshë lind, një foshnje mbytet .Pas Elbasanit shfaqja do të udhëtojë në qytete të tjera tjera./Infoweb Media