Primaret në PD, Luçiano Boçi: Ky proces do jetë shembull për mënyrën se si duhet të votohet në Shqipëri

0

Kandidati i Partisë Demokratike në Elbasan, që njëherësh është i vetëm në garë për bashkinë, ka folur për mediet pasi votoi për procesin e primareve. Ai tha se ky proces do jetë shembull për mënyrën se si qytetarët duhet të zgjedhin në politikën shqiptare.

“Primaret janë proces i rëndësishëm i Partisë Demokratike. Vota ka vlerën e saj dhe anëtarët e kanë shprehur këtë vullnet. Kjo është fuqia e votës së lirë dhe simpatizantit të PD dhe ky proces do jetë shembull dhe për mënyrën se si duhet votohet në Shqipëri. Në botë votohet lirisht, dhe pa shantazhime dhe ky është vullneti i demokracisë”, tha Boçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu