“U shtang, e humbi logjikën”/ Dëshmia: Si e kapi Alma Arrazi, Erdgysin me të dashurën 17-vjeçare

0

Gjatë dëshmisë para trupit hetimor, kunata, e fundit që pa e gjallë Alma Arrizin tha se ajo e humbi logjikën në momentin që pa të shoqin me të dashurën 17-vjeçare në makinë.

Ajo tha se viktima, trupi i së cilës ende nuk është gjetur, ishte shprehur se do ta merrte i vëllai me taksi dhe do të shkonte të qëndronte atje të qetësohej.
Bezat: Ishte një shtëpi që të ndërtohej dhe ishte lënë në mes, jetonin në katin e parë, ishte shtëpi modeste, ajo që më bëri përshtypje ishte se të voglën 9 -vjeçaren po e përcillnin shokët e babait, nuk kishte familjarë. U gjet një natë më parë dhe trupi iu dorëzua familjarëve, i vetmi që po kujdesej ishte xhaxhai i saj, një personazh me dritëhije në Shkodër. Ashpërsia tek ai ishte e dukshme, fillimisht ishte aspak miqësor me grupin e xhirimit, munda ta bind të rrëfejë diçka,

edhe ai e kishte të paimagjinueshme, nuk e imagjinonte që do të shkonte deri këtu. Dolën së bashku të dyja të pinin kafe buzë Bunës, pas një kafe të gjatë rreth 2 orëshe, kalon një makinë anash që ishte bashkëshorti me të dashurën e tij, ishin në makinë të dy dhe i shkaktoi tronditje, kunata ka rrëfyer se në momentin që e pa me të dashurën që vlen të theksohet se është një 17-vjeçare, e ka humbur logjikën dhe aty janë ndarë, i ka thënë kam telefonuar vëllanë dhe po vjen me taksi të më marrë, u shtang, kishte një dridhje,por nuk e ka elaboruar më, nuk do ta vazhdoj shëtitjen për në banesë, por do të shkoj tek vëllai. Por kishte një ide tjetër sepse vëllanë s’e kishte telefonuar.
Ai nuk e dinte që Alma ishte në atë vend. Ai bënte jetë publike me të, frekuentonte momente publike. Kamerat po verifikohen, por vërtetohet dëshmia e kunatës që rrugët e tyre janë ndarë pasi dolën nga lokali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu