Princ Harry nuk po del dot nga vorbulla e telasheve, vjehrri do e hedhë në gjyq për këtë arsye

0

Thomas Markle, babai i dukeshës së Sussex, Meghan Markle ka deklaruar se do të hedhë në gjyq të bijën dhe dhëndrin Princ Harry, pasi nuk e lejojnë të shohë nipin Archie dhe mbesën Lilibet.

Në një intervistë për “Fox news” ai i ka quajtur “prindër të këqinj”, duke pretenduar se ata kanë bërë “gabime” në rritjen e djalit dhe vajzës së tyre të vogël.

“Do të jem shumë i zhgënjyer nëse nuk arrij të takoj mbesën time,” tha ai.

Thomas ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me vajzën e tij që nga dasma mbretërore, para së cilës ai bëri një marrëveshje me një fotograf paparac për të skenuar fotot e tij.

Meghan më vonë në një intervistë me Oprah tha se babai i saj e kishte ‘tradhtuar’ dhe ajo  ‘e kishte të vështirë të pajtohej’ me të. Marrëdhënia vetëm është tensionuar pasi Thomas Markle ka vazhduar të flasë me gazetarët dhe paparacët në lidhje me “raportet e krisura” mes tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu