Princ Harry:”Covid-19 është ndërshkim nga natyra”

0

Princi Harry është shprehur se pandemia e Covid-19 është si një ndëshkim nga natyra ndërsa bëri thirrje për më shumë veprime për të trajtuar ndryshimin e klimës. Ai i bëri këto komente gjatë një bisede me shefin ekzekutiv të platformës së transmetitmit për dokumentarët e klimës, WaterBear.

“Dikush më tha në fillim të pandemisë, është pothuajse njësoj sikur Nëna Natyrë na ka dërguar në dhomat tona për sjellje të keqe, për të reflektuar për një moment dhe për të menduar më gjatë për atë që kemi bërë”, tha ai.

Duka dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle, kanë folur për çështje të tilla si mjedisi që kur u tërhoqën nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore në fund të Marsit dhe u transferuan në Kaliforni.

“Pandemia më kujtoi se sa të ndërlidhur jemi të gjithë, jo vetëm si njerëz, por përmes natyrës. Ne marrim kaq shumë prej saj dhe rrallëherë i kthejmë shumë. Çdo pikë shiu që bie nga qielli lehtëson tokën e tharë.

Po sikur secili prej nesh të ishte një pikë shiu? Nëse secili është kujdesur? Ne e bëjmë sepse duhet, sepse në fund të ditës natyra është burimi ynë i jetës.“, shtoi Harry.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu