Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurorit Binas Bina. Vendimi për nxjerrjen e tij nga sistemi i drejtësisë u mor nga komisioni i përbërë nga Xhensila Pine kryetare, Lulzim Hamitaj relator dhe Valbona Sanxhaktari, anëtare.
Arsyeja kryesore e shkarkimit të prokurorit të Elbasanit Bina lidhet me bilancin negativ të deklaratës së pasurisë së tij. Gjithashtu pati dyshimeve dhe për dy dëmshpërblime të përfituara prej 4.1 milion lekësh si dhe për një rifinancimi fiskal nga SHBA në shumën 10 mijë dollarë.
Binas Bina mban nënshtetësi bullgare dhe është rezident jo shtetas i SHBA-së. Ai nisi karrierën në drejtësi në vitin 1995 në prokurorinë e Librazhdit, ndërsa në 1998 u transferua në prokurorinë e Elbasanit, ku ushtron profesionin prej mëse 20 vitesh.