Problemet me ndërtimet, Rama: Masat lidhen me Kodin Penal, do të japin rezultate

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për problemet me ndërtimet, ku paraqiti edhe masat për mbrojtjen e hapësirave publike. Duke folur në konferencë për shtyp Rama tha se këto masa lidhen me Kodin Penal dhe do të japin rezultate. Kryeministri theksoi gjithashtu se masat e marra nga qeveria synojnë, forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike nga zaptuesit dhe zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit.

“Tërësia e masave që lidhen me Kodin Penal lidhet me atë që e kam paralajmëruar për domosdoshmërine ngritjes dhe për t’i dhënë fund ndërhyrjeve të paligjshme të të gjitha natyrave në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo është një qasje 360 Gradë që shtrihet në të gjitha çështjet e konstatuara.

Kam bindjen se do të japë rezultate të konsiderueshme dhe krijon kushte për të gjithë procesin. Jo vetëm për ndërtime pa leje por edhe ndërtime me leje që rëndom bëhen shkak për situata të vështira për njerëz që paguajnë për të blerë një shtëpi dhe më pas hasin pengesa apo pamundësinë për të regjistruar shtëpinë e tyre si pronë e patundshme apo pamundësinë për të hyrë në shtëpi siç ka ndodhur në disa raste”, tha Rama.