Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka zhvilluar disa operacione gjatë 24 orëve të fundit, duke arrestuar dhe proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme penale.
-
Arrestim për drogë – Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit nga Forca e Posaçme “Operacionale”, në automjetin ku ishte pasagjer, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë.
Në vijim të hetimeve, Prokuroria regjistroi procedim penal edhe për shtetasin A. X., 26 vjeç, drejtuesi i automjetit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kishte dijeni për drogën.
Gjithashtu, babai i tij, shtetasi A. X., 62 vjeç, u procedua për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një thikë ushtarake. -
Dhunë fizike në Cërrik – Specialistët e Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. H., 33 vjeç, i dyshuar se ka goditur me sende të forta shtetasin B. L., 65 vjeç, për motive të dobëta.
-
Vjedhje dhe braktisje fëmijësh në Librazhd – Specialistët e Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht shtetasin A. A., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e vëllait të tij. Gjithashtu, në këtë qytet, shtetasja A. M., 26 vjeçe, u procedua për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
-
Dhunë në Gramsh – Në Gramsh, u procedua penalisht shtetasi A. S., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin A. K., 39 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.





