Procedohen 5 shtetas për vepra të ndryshme penale në Elbasan

0

Procedohen 5 shtetas për vepra të ndryshme penale në Elbasan

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-G. S., 29 vjeç dhe K. S., 29 vjeç, të dy banues në Bradashesh, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 28-vjeçar;

-F. E., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 22-vjeçar.

•Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. H., pasi u konstatua se po ndërtonte një objekt, pa leje.

•Ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik, ka bërë kallëzim shtetasja S. E., 54 vjeçe, banuese në Cerrik, se që prej datës 28.01.2023, ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin S. E., 25 vjeç, i cili prej 2 vjetësh jetonte dhe punonte në Tiranë. Vijon puna për gjetjen e shtetasit S. E.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu