Ndodh që secili ka një pije të përhershme, të cilën e ka në maj të gjuhës kur vjen puna tek pyetja “Çfarë do porosisni?”.
Saimir Jakupi është barmani më i njohur në qytetin e Elbasanit i cili na ka prezantuar me punën e tij.
Ai na tregon se barmani është profesioni i cili i plotëson të gjitha dëshirat dhe preferencat e cdo individi, madje në shumicën e rasteve i le hapësirë që personat të zgjedhin vet për pijen e preferuar.
Por në bazë të eksperiencës së tij disa vjeçare Saimiri shprehet i zhgënjyer përsa i përket shpërblimit të këtij profesioni, nga ana monetare ende nuk është një ndër më të paguarit në Shqipëri, e ndërsa shpërblimin emotiv e marrin cdo ditë nga rezultati i kënqashëm i pijeve që krijojnë.
Profesioni i barmanit gjatë periudhës së verës ngelet një nga profesionet më të kërkuara sidomos në baret e restorantet pranë bregdetit dhe jo vetëm, por ende ky profesioni nuk vlerësohet aq sa duhet në vendin tonë.
Infowebtv