Progres raporti nga BE/ Reagon kryeministri: Pasqyron realitetin

0

Kryeministri Edi Rama pohoi se progres raporti është një pasqyrë e realitetit.

Në një komunikim për gazetarët, ai u shpreh se nuk e ka lexua raportin dhe nesër do të takojë eurokomisionerin.

“Për hir të së vërtetës nuk e kam lexuar ende progres raportin sepse kam qenë gjithë ditën i angazhuar me punë të tjera, nesër do pres komisionerin. Më vjen mirë që progres raporti është një pasqyrë krejt e ndryshme nga pasqyra që përpiqet t’i vënë çdo ditë përpara ata që flasin në emër të Europës. Ashtu sikundër më vjen mirë që edhe deklarata e BE-së në lidhje me reformën zgjedhore ishte krejt ndryshe nga ajo që u tha duke parashikuar re të zeza për Shqipërinë duke hedhur një re e tym që ta kapë kush ta kapë dhe të çoroditet kush ka për t’u çoroditur.”

Ndërkohë Rama njoftoi se pas pak ditësh do të dalë dhe kërkesa për vlerësim për ministrat që do të jetë edhe përtej anëtarësisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu