Projekti për 350 banorë në Ndroq të Tiranës ende i pa konkretizuar

0

Ditën e sotme në Ndroq të Tiranës dhe sipas raportimeve ende nuk ka përfunduar projekti i vënë në zbatim nëntorin e kaluar. Nga pamjet vërehet se shtëpitë të cilët do të ndërtoheshin për 350 banorë të kësaj njësie administrative të cilët kishin mbetur të pastrehë nga tërmeti nuk kanë hapësira të mjaftueshme dhe janë akoma në proces ndërtimi.

Kujtojmë se në 25 nëntor të vitit të kaluar kryebashkiaku Erion Veliaj tha se të gjithë të pastrehët pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 do të sistemohen në një lagjë të re të urbanizuar, në po këtë njësi.

Punimet kanë filluar që në nëntor të vitit 2020 dhe brenda 10 muajve duhet të ishin gati 75 banesa.

Sic shihet dhe nga pamjet e siguruara një familje jeton akoma në një nga banesat në kushte shumë të vështira e cila është shapllur me dëme të larta dhe e pabanueshme. Familjarëve nuk u është premtuar një shtëpi e re.

Duke parë se procesi nuk ka ecur me ritmet e duhura për të përfunduar në afatin e përcaktuar priten ende disa muaj që të konkretizohet lagjia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu