Prokuroria has pengesa në hetimin e 30 kandidatëve për deputet: Nuk na kthejnë përgjigje

0

Në Shqipëri Prokuroria e Përgjithshme ka nisur proçedurat për verifikimin e 30 kandidatëve për deputetë nga 1900 që janë gjithsej pas kërkesës së KQZ. Ky numër që mund rritet pasi verfikimet paraprake në institucionin që menaxhon zgjedhjet vazhdojnë.

Përfaqësues të organit të akuzës i thanë Zërit të Amerikës se hetimet jashtë vendit paraqesin problematika, pasi ligji i dekriminalizimit siç thonë ata, është unik dhe mjaft vende nuk gjejnë bazë ligjore për të kthyer përgjigje. Studiuesit e konsiderojnë të dështuar ligjin e dekriminalzimit ndërsa përfaqësues të partive thonë se i kanë shfrytëzuar të gjitha filtrat për të ndaluar kandidimin e individëve me të shkuar kriminale.

Në Shqipëri debati për pastrimin e politikës nga eksponentë me rekorde kriminale vazhdon edhe pse kanë kaluar afro 6 vjet nga miratimi i ligjit që garanton integritetin e personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funskione publike i njohur si ligji i dekrminalizimit, i cili në atë kohë u mendua se do ishte i përkohshëm.

Sot ka një diskutim mbi cilësinë e parlamentit të ardhshëm që ka nisur me verifikimin e afro 1900 kandidatëve nga KQZ. Ky institucion thotë se ka përfunduar verifikimin paraprak për dhe se për 30 kandidatë i është drejtuar prokurorisë së përgjithshme për verifikim të thelluar, bazuar në indicie dhe fakte të bëra publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu