Prokuroria i kërkon Gjykatës masën “Arrest me burg” për të ndaluarit në Elbasan gjatë operacionit “Tempull 2”

0

Prokuroria e Elbasanit i ka kērkuar Gjykatës të caktojë masën “Arrest me burg” për 24 të ndaluarit gjatë operacionit ” Tempulli 2″ zhvilluar në Elbasan.

Seanca ka nisur këtë të Enjte në orën 11:00 dhe gjatë saj do vlerësohet masa e arrestit si edhe do caktohet masa e sigurisë për 24 personat e ndaluar këtë javë gjatë Operacionit “Tempulli 2”.

Në Qarkun e Elbasanit gjatë operacionit “Tempulli 2” u arrestuan 24 persona nga të cilët 18 me urdhër të Prokurorisë dhe 6 në kushtet e flagrancës.

Ky operacion u shoqërua me një “përplasje” mes Institucionit të paraburgimit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan pasi refuzoi të izoloheshin aty të ndaluarit sepse mungonte vendimi i arrestit nga Gjykata, ndërsa duhet të qëndronin ne Bllokun e Sigurise në Polici.

Mes të arrestuarve gjatë këtij operacioni u ndaluan biznesmenë, një anetarë i këshillit bashkiak të Elbasanit përfaqësues i “Partisë së Lirisë” etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu