Promovohet libri “Çamëria dhe Kosova – Genocid pa ndëshkim” i autorit Hyqmet Zane

0

Biblioteka Publike “Qemal Baholli” në Elbasan në bashkëpunim me një grup të interesuar organizojnë këtë promovim të librit “Çamëria dhe Kosova – Genocid pa ndëshkim” të autorit Hyqmet Zane.

Në këtë promovim morën pjesë shumë qyettarë elbasanas, intelektualë dhe trashëgimtarë të banorëve të Çamërisë që jetojnë në Elbasan dhe nga Tirana.
Ishin të pranishëm dhe u bënë oratorë në promovim historianët e mirënjohur Beqir Meta dhe Selman Sheme, si edhe Ahmet Mehemti që bëri vlerësimin e plotë të librit në promovim. Ishin të pranishëm medhe deputeti e shkrimtari Bujar Leskaj, ish kryeparlamentari profesori Ardian Turku, diplomati Arjan Starova, si edhe ish deputeti me orgjinë nga Kosova Muharrem Kajolli. Ishte i veçantë rrëfimi i ish deputetit Tahiur Muhedini, si një nga trashëgimtarët nga familja që u vra më shumë në Paramithi të Çamërisë, por edhe profesorë dhe të të rinj të interesuar.
***
Autori është botuaes i disa libriave si:
– “Kosova dhe Çamëria përmes dëshmive rrënqethëse” në vitin 2009, i ripunuar dhe i pasuruar në librin
– “Çamëria dhe Kosova – Genocid pa ndëshkim” – Botim i vitit 2021.
Zoti Hyqmet Zane ka botuar më 2020 përmbledhjen publicistike
– “Çamëria – Toka pa njerëz, njerëzit pa tokë”, si dhe së fundi edhe librin
– “Lidhjet e Elbasanit me Çamërinë” më 2023.
***
Libri që promovojmë sot përmbledh intervista të marrura nga goja e dëshmitarëve okularë në kohë të ndryshme që panë me sytë e tyre masakrat në Çamëri dhe në Kosovë, si vepra të fqinjëve tanë antisshqiptarë grekë dhe serbë.
***
Është një kujtesë historike për mosharrim !
Sepse – pikërisht sot :
• Më 5 mars 1945 në Filat nisi masakra e dytë e Greqisë ndaj Çamërisë,
• Më 5 mars 1998 në u bë masakra e përgjaksahme ndaj familjes Jashari në Kosovë me 52 viktima,
• Por 5 Marsi është edhe Dita e Dëshmorëve të Kosovës.
Duhet të mos harrojmë se Shekulli XX është shekulli i genocideve në Europë dhe në trojet shqiptare eskluzivisht siç edhe njihen botërisht.
Kosova e fitoi lirinë dhe e shpalli Pavarësinë, porse Çamëria është toka e të parëve shqiptarë autoktonë që u vranë dhe u përzunë me zjarr e me hekur nga banadat dhe andartët të drejtuara nga Napoleon Zerva me ndihmën e shtetit ghrek. Më keq akoma se për masakrat e kryera në Çamëri, janë 80 vite që nuk ka pasur dhe vazhdon të mos ketë asnjë ndëshkim për autorët e atij genocidi.
***
Për këtë kujtesë për mosharrim flet edhe libri i zotit Hyqmet Zane, babai i të cilit vuajti tre genocide – atë nazist, atë grek dhe atë komunist.
Ju faleminderit për vëmendjen !


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu