Promovohet në Elbasan “At’ e Bir – Të Dirigjosh”, libri i mjeshtrit Ermir Krantja

0

 

Mjeshtri Ermir Krantja prezantoi në Elbasan krijesën e tij letrare “At’ e bir – të dirigjosh”. Një zgjedhje jorastësore, pasi babai i tij dirigjenti i mirënjohur Mustafa Krantja për shumë vite ka jetuar e punuar në Elbasan si Normalist.

Jeta e maestro Mustafait është sjellë kronologjikisht, pa shumë idealizma dhe tituj, e thjeshtë dhe me vlera, sepse të tillë e shihte Ermiri të atin.

Kjo autobiografi e letrarizuar është e vetmja në llojin e saj, si nga forma dhe përmbajtja; gjuha e autorit është e rrjedhshme dhe portretizon dy personazhe me kontribut të shquar siç janë dirigjentët Mustafa Krantja dhe Ermir Krantja.

Një pjesë e rëndësishme e librit është dialogu i hipotetizuar mes të dyve, një risi kjo në shkrimin biografik, ku autori vë në dukje fjalë dhe këshilla pikante të të atit që kanë ndikuar më së shumti në formimin e tij si personal dhe profesional.