Promovohet në Turqi libri “Publicistikë në kohë Covidi” me autore Anisa Bahiti

0

 

Nga editori, Infoweb Media

Promovohet në Turqi libri “Publicistikë në kohë Covidi” me autore Anisa Bahiti.

Publicistja është ftuar për të dytin vit radhazi në takimin e Këshillit Global të Mediave që zhvillohet në Alanya.

Libri u botua dhe doli në qarkullim vitin e kaluar. Ai u promovua në Universitetin e Elbasanit, ‘Aleksandër Xhuvani’ me pjesëmarrjen e profesorëve, gazetarëve, kritikëve letrarët dhe aktorëve të tjerë.

Autorja Anisa Bahiti ka marrë vlerësime pozitive nga kritika për cilësinë e botimit, temat e trajtuara dhe impaktin e tyre në shoqëri.

Në profilin e saj zyrtar në Facebook Anisa Bahiti shkruan: ‘Sot është dita e promovimit të librit tim “Publicistikë në kohë Covidi” në Turqi. Falenderoj të gjithë kolegët dhe miqtë të cilët bënë të mundur këtë dhuratë në ditën e Republikës Turke’!

Publicistja e njohur tashmë, brenda dhe jashtë vendit, ka premtuar se do të vazhdojë më tej projektet e saj. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu