Pronarët i dhanë truallin Bashkisë për shkollë,Erion Veliaj truallin ja dhuron Carlo Bolinos

0

Dhjetra banorë në zonën e ish parkut të autobuzëve në Tiranë kanë dal në protestë duke akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se i  ka falur 5 mijë metra katrorë truall ku ishte parashikuar ndërtimi i një shkolle të mesme botuesit,Carlo Bolino.

Banorët e kanë cilësuar këtë vendim si një afer të paprecedentë,ndërsa theksuan se qeveria mendon vetëm për klientët e saj.

“Thjesht kërkojmë që kjo të bëhet shkollë.Bolino le të iki më poshtë,le t’ja falin tokëb kujt të duan.Tokën e shkollës sonë s’kanë pse e falin.”

“Me guximin e zakonshëm të oligarkëve ja falin Bolinos , për të bërë një televizion.Me qëllimin e vetëm për të folur për oligarkët.”

Bashkia e Tiranës në vitin 2012 kur hartoi planin urbanistik në zonën e ish- ndërmarrjes së orëve në rrugën Ndre Mjeda,në njësinë bashkiake numër 7,vendosi që ky ambjent të shërbente për ndërtimin e një gjimnazi i cili do të mbulonte mbi 50 mijë banorë të një zone.Në atë kohë edhe familjet që kishin trashëgimi një pjesë të këtij trualli,kur mësuan se do të ndërtohej një shkollë komuniteti , nuk ngritën prentedime,gjë e cila konfirmohet  në këtë protestë edhe nga Ber Begeja.

“2 familje pronarësh që kanë bërë këtë dhurim,është familja Begeja dhe familja Llagami.Kemi folur për këtë tokë për ta bërë shkollë dhe ky e mori ja dha atij,ja dha qokë.Vetëm moral nuk ka këtu.”-thotë ai.

Rreth dy vite më parë kryeministri Edi Rama vendosi që të anulonte ndërtimin e gjimnazit dhe këtë sipërfaqe ish-shtetërore dhe private,t’ja falte botuesit Bolino i cili prej kohësh ka nisur ndërtimin e godinës.

Me këtë vendim kreu i qeverisë zgjodhi që banorët dhe familjet e njësisë numër 7 në Tiranë,të mbeten pa gjimnazin e planifikuar në vitin 2012.Ndërsa botuesi Carlo Bolino të shpërblehej me një sipërfaqe të konsiderueshme në një nga zonat më të lakuara të Tiranës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu