Pronari shijonte pushimet, ‘ustai’ i pakënaqur i prish vilën dykatëshe. Ky është shkaku

0

Një ndërtues ka shkatërruar shtëpinë, të cilën e kishte ndërtuar vetë, pasi pronari nuk i kishte dhënë paratë. Ndërtuesi, ende i paidentifikuar, shkoi në shtëpinë ku kishte punuar prej disa kohësh dhe e shkatërroi atë, duke filluar nga çatia dhe pjesët e tjera. E gjitha ndodhi kur pronarët e shtëpisë ishin me pushime.

Sipas asaj që raporton DailyMail, shkaku ishte, pasi ndërtuesi dhe pronari i shtëpisë nuk ranë dakord për 3500 paund. Pronari i shtëpisë e ka denoncuar ndërtuesin në polici. Ngjarja është parë nga fqinjët, por askush nuk ka ndërhyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu