Gazetarët protestë para Kuvendit: Po cënohet puna jonë! Mos krijoni GRTV”!

0

Ditën e sotme gazetarët po zhvillojnë protestë para Kuvendit. Kjo protestë po bëhet kundër vendimit të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, që i lë ata jashtë seancave parlamentare.
Me pankarta në duar gazetarët janë kundër këtij vendimi si cënim i punës së tyre.

“Këtë rregullore e kanë bërë disa deputetë që nuk do të jenë në parlament dhe nuk janë votuar. Nuk mund të bëjnë punë të mirë këta deputetë që kërkojnë të lënë jashtë gazetarët. Edhe gazetarët e studiove të vijnë këtu të protestojnë…” u shpreh gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.

“Është një përpjekje e jona që Kuvendi të kthejë pas vendimarrjen e tij për të na lejuar që të vazhdojmë dhe të dokumentojë vetë se çfarë ndodh në këtë parlament.”- tha Esiona Ekonomi gazetare e ABC News.

“Thirrja që ne kemi është të tërhiqet nga kjo vendimmarrje. Ne kemi hartuar dhe një shkresë”- Juxhin Mustafaraj, gazetar i ABC News.

“Vendim që cënohet transparencën e të gjithë punës tonë. Vendim që prodhon censurë. Të reagojmë që vendimi të kthehet pas” u shpreh Klesiana Omeri.

“Të bësh gazetari sot është e vështirë, me materiale të gatshme nuk është gazetari. Pse kanë frikë deputetët që ne të marrim pjesë. Institucionet po kapërcejnë punët e gazetarët. Kështu nuk mund të çojmë misionin tonë përpara”- tha Osman Stafa, gazetar i News 24

Gazetarët ngrenë zërin para Kuvendit: Po cënohet puna

Pak ditë më parë Byroja e Kuvendit vendosi për të mos lejuar praninë fizike të gazetarëve në mbledhjet e komisioneve parlamentin.

Gazetarët firmosën dhe kërkesën ndaj Kuvendit për ndryshimin e këtij vendimi, të cilën do ia çojnë për dijeni edhe institucioneve ndërkombëtare dhe institucioneve të tjera shtetërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu