Propozohen 9 emra për të përzgjedhur kandidatin për kryebashkiak të PS në Librazhd. Mes tyre edhe një biznesmen nga Diaspora

0

Propozohen 9 emra për të përzgjedhur kandidatin për Kryebashkiak të PS në Librazhd, mes tyre edhe një biznesmen i suksesshëm nga Diaspora

Asambleja e Partisë Socialiste e Bashkisë Librazhd është mbledhur gjatë kësaj jave që po mbyllet dhe ka zhvilluar konsultime serioze me bazën e cila ka propozuar kandidatët për në këshillin e ri bashkiak dhe kandidaturat për kryetar të kësaj bashkie .Ajo që ka rënë sy gjatë konsultimeve dhe diskutimeve ishte fakti që propozimet për kandidatët për kryetar ishin të shumta dhe në këto propozime dominuan kandidatët që kanë qenë dhe që aktualisht janë drejtues në Drejtoritë më kryesore si ajo e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Spitalit Lokal, Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore , Drejtoria e Shendetit Publik si edhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit.Ndërsa kanë munguar propozime të kandidaturave nga Shoqëria Civile apo personalitete nga fusha të ndryshme.Në këtë listë është përfshirë edhe kreu aktual i kësaj Bashkie ,z.Kastriot Gurra i cili për dy mandate rradhazi ka drejtuar Librazhdin duke synuar kandidimin për një mandat të tretë si edhe Kryetarja e PS ,zj.Fatbardhja Qatja ,Intersant është fakti që Asambleja e PS së Librazhdit ka propozuar si kandidat për Kryetar të kësaj Bashkie edhe z. Asllan Musta , një emër mjaft të njohur ky nga bota e Biznesit por edhe mjaft aktiv në politikë ndër vite.Biznesmi i suksesshëm Asllan Musta nga fshati Zgosht i Njësisë Administrative Qendër i Bashkisë Librazhd është pjesë e Diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar ku drejton disa kompani të rëndësishme në të cilat punojnë një numër i madh emigrantësh të ligjshëm nga Shqipëria .Pas propozimit të biznesmenit Asllan Musta si kandidat për Kryetar Bashkie një Grup i madh emigrantësh nga Librazhdi që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe ju janë drejtuar bashkëpatriotëve të tyre librazhdas me anë të një mesazhi publik për ta vlerësuar seriozisht dhe për ti dhënë mbështetjen maksimale një kandidature kaq potenciale .Ne vlerësojmë padyshim edhe kandidatët e tjerë që ka propozuar Asambleja e PS ,por duke parë angazhimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm
tē tij për tu bërë më e mira për Librazhdin ne si Diasporë shpresojmë që ai të jo vetëm të jetë kandidati i përzgjedhur mes atyre që i janë propozyar Kryesisë së P.S.SH për kryetar i Bashkisë së Librazhdit por edhe fituesi garës së zgjedhjeve vendore në 14 Maj 2023 .Jemi krenarë që një emigrant kaq i suksesshëm me sipërmarrjet e tij është mes emrave që do përzgjidhen për të garuar për postin e kryetarit të bashkisë ne vendlindjen e tij në një kohë që politika po fajësohet për largimet masive të nga vendi ynë .Prandaj ne garantojmë mbështetjen maksimale jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore për të siguruar një fitore spektakolare të kandidatit nga Diaspora , por premtojmë edhe më shumë investime të familjeve tona në emigracion për vendlindjen tonë të dashur te e cila e kemi mendjen dhe zemrën në çdo cast .Ne e duam Librazhdin dhe miratimi si kandidat për kryetar bashkie i Biznesmenit Asllan Musta do të jetë jo vetëm një sinjal pozitiv por edhe një mesazh i qartë për të gjithë se në është momenti i duhet që ti hapet rruga për të qeverisur atyre njerëzve që nëpërmjet punës së ndershme dhe sakrificave të panumërta në emigracion kanë arritur të kenë sipërmarrje të suksesshme edhe në vendet më të zhvilluara .Një ndër shumë të tillë është edhe Asllan Musta.Ai nuk u bë i pasur duke patur poste e duke qenë servil i politikës në këto 33 vite pluralizëm.Ai punoi e sakrifikoi shumë për tu ngjitur në nivele të tilla duke bërē krenarë jo vetëm komunitetin librazhdas por gjithë shqiptarët.Asllan Mustën e njeh shumica e librazhdasve dhe sidomos komuniteti librazhdas në Mbretërinë e Bashkuar, te të cilët gëzon respekt të jashtēzakonshëm si qytetar dinjitoz por edhe si Biznesmen i suksesshëm që ka kontribuar vazhdimisht për vendlindjen si edhe për fuqizimimin e komunitetit librazhdas në emigracion .Kush nuk e njeh Biznesmenin e suksesshëm Asllan Musta që ka bërë historinë e librazhdasve në fushën e sipërmarrjes në Londër si edhe mjaft librazhdas të tjerë le të pyes kudo dhe rreth e rrotull . .Ne shkruhet në mesazhin publik të grupit të komunitetit të emigrantëve librazhdas shpresojmë që ta shohim një emigrant kaq të suksesshëm si kandidat për kryetar bashkie tē Librazhdit në zgjedhjet e 14 Majit 2023 dhe besojmë që Kryesia e P.S.SH kur ti shqyrtojë kandidaturat të tregohet e logjikshme dhe e arësyeshme dhe të të mendojnë impaktin dhe shpresën që mund të ngjallë te librazhdasit rikthimi i tij me një ambicie të tillë dhe me synimin për mirëmenaxhimin e punëve të Bashkisë së Librazhdit me mjaft perspektivë për zhvillimin e Turizmit Malor , të Agroturizmit , të Biznessit të Bimëve Mjekësore, të zhvillimit te Blektorisë dhe të ,mjaft fushave të tjera duke e bërë jetën e familjeve të kësaj bashkie më cilësore dhe të ardhme të sigurtë..Me kandidatë sa më cilësorë duhet ti shohin listat e të Majtës e të Djathtës në mënyrë që të mund ti japim një leksion polikës shqiptare që elitat në të gjitha nivelet ka ardhur koha të qarkullojnë .Asllan Musta pas afro tri dekada pune të ndershne e sakrificash ka arritur të ketë biznese të suksesshme që pak kush i arrin në emigracion e sidomos në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbi të gjitha ai veçohet mes komunitetit të librazhdasve në Londër jo vetëm si sipërmarrës me reputacion por edhe si një personalitet e politikan ambicioz që lufton për përsosjen e Demokracisë dhe sundimin e ligjit përfundon mesazhi publik i një Grupi të komunitetit librazhdas në Diasporë në Britaninë e Madhe .

Lista e propozuar për kandidatë për kryetar bashkie nga Asambleja e PSSH Librazhd

1-Kastriot Gurra
2-Hysni Hoxha
3-Enver Shkurti
4-Fatmir Brazhda
5-Asllan Musta
6-Bledar Hima
7-Fatbardha Qatja
8-Mariglen Disha
9-Ermal Kurti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu