Gjashtë të rinj në Elbasan janë shoqëruar nga policia pas protestës së mbrëmjes së sotme për vrasjen e Klodian Rashës. Burime bëjnë me dije se disa prej tyre kanë tentuar të djegin dekoret festive të vendosura në qytet për festat e fundvitit.
Në këtë moment ata janë marrë policia për t’u dërguar në komisariat. Në foto duket momenti i shoqërimit të një të riu i cili merret me forcë nga uniformat blu pavarësisht rezistencës së tij.
Disa të mitur prishën zbukurimet tek sheshi para Elbasan Arena dhe krijuan edhe disa incidente të vogla përgjatë bulevardit kryesor deri sa mbërritën në Sheshin Gensher ku zhvilluan tubimin.