Protestat/ Kryebashkiaku i Washingtonit shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 15 ditë

0

Pas protestave dhe dhunës në Kongres, Kryebashkiakja e Uashigtonit, Muriel Boëser, pasi ka lajmëroi vendosjen e shtetrrethimit 24-orësh, ka shpallur gjendjen e emergjencës për 15 ditë

Me anë të një postimi në Twitter, ajo ka thënë se protestuesit kanë qenë të armatosur dhe kishin për qëllim dhunën dhe shkatërrimin.

“Shumë prej protestuesve që erdhën në Capitol ishin të armatosur dhe kishin për qëllim dhunën dhe shkatërrimin. Ata kanë qëlluar me tulla, shishe dhe armë dhe motivimi i tyre është i vazhdueshëm”, tha ajo në një deklaratë.

Urdhri do të zgjas deri më 21 janar, një ditë pasi Joe Biden do të inaugurohet president. Ndërkohë, një nga masat e marrë ditën e djeshme nga Boëser ishte vendosja e shtetrrethimit në Uashigton për 24 orë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu