Protestë e dhunshme ,policë dhe ushtarakë braktisin vëndin e punës

0

Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar ushtrisë së Mianmarit që të dëgjojnë ‘lutjet e dëshpëruara’ të protestuesve pro-demokracisë.

Megjithëse autoritetet ushtarake të Mianmarit kanë vrarë rreth 50 persona gjatë protestave, qytetarët janë treguar shumë të vendosur mbi qëllimin e tyre për demokraci duke dalë sërish në rrugë kundër grushtit të shtetit të ndodhur më 1 shkurt.

Ndërkohë shumë ushtarakë dhe policisë të Mianmarit kanë braktisur vendin e tyre të punës duke ikur drejt Indisë, pasi nuk duan të jenë pjesë e këtyre përleshjeve të dhunshme.

Rojet indiane kufitare kanë njoftuar se rreth 30 policë së bashku me familjet e tyre kanë kaluar kufirin gjatë ditëve të fundit dhe kanë kërkuar nga shteti i Indisë statusin e refugjatit.

Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar një video ku një ushtar shihet teksa qëllon me armë një person i cili po filmonte nga dritarja e apartamentit të tij.

Në video shihet teksa një çift i cili po filmon nga ballkoni i apartamentit të tij, qëllohet nga një ushtarak i cili i vuri re teksa po kalonte në rrugë. Fatmirësisht çifti i shpëtoi plumbave, por videoja ka shkaktuar ankth tek opinioni publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu