Protestë në ‘5 maj’: Zaptues është ‘Fiku’, ky shtet më kriminel se turku e serb

0

Edhe ne që do na shembin pas 10 ditësh, ku do na strehojë bashkia? Nuk kërkojmë mëshirë. Më gjej një akt që unë në 30 vite i kam kërkuar diçka, bashkia e ka detyrim. Kemi ecur ferrave të Greqisë, vjen shteti jot nuk zbaton ligjet e veta. Le kur thotë ai Veliaj që më thotë më besoni. Pse ti besoj? E ka pronën e vet? Me ligjet nuk ka marrëveshje fjalësh, por juridike.

Kam 29 vjet që jetoj në këtë banesë. Na thonë zaptues. Nuk jemi zaptues. Kjo firma italiane me VKM ka ardhur në 1992, unë kam punuar. Ai del me letra, ne jo. është skandaloze. Kemi derdhur djersë, taksa këtu. Edhe për këto rrugë i kemi paguar. Për ndërtesat kemi paguar 20% TVSH. Kur vjen puna na thotë i paligjshëm. Të na kthejnë lekët 20% plus vlerën e Shqipërisë e të na thonë jeni prej 30 vitesh të paligjshëm, me mirësjellje ikni, merrni rrugët. është shtet më kriminel se turku, serbi.

Jo, nuk më ka ardhur njoftimi. është një pazar i madh, vjedhje e madhe. Ka pjesë qeveria, opozita. Në ato apartamente. Nuk na llogarisin ne. Përveç vjedhjeve. Nuk u kërkojmë se Zapton ai fiku Tiranën, jo ne. Kemi bërë shtëpi, sjemi zaptues, kemi paguar takse. Ato 30 katshe në qendër, do i bëjë këtu. Të bëhen transparentë metrat që do jenë, sa janë të prekur nga tërmeti, sa do dëmshpërblehen? Psh, do marrin 10%, Rama mbahet mend për përqindjet që ka marrë nga koha e bashkisë. Ai sheq doë. Edhe banorët e tërmetit kanë të drejtë, se janë dhënë fonde. Nuk kemi gjë me ata të tërmetit, me ato vjedhjet që bën bashkia, qeveria edhe opozita. Ka një vit, i kam njoftuar, sot kujtohen. Nënë Lizën nuk e kanë sistemuar, i kanë prishur shkallën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu