Egzona kishte hyrë me ‘mision’ për të ndihmuar këtë banor? Arbër Hajdari trondit me deklaratën e tij: I ka dhënë mesazh që…

0

Mbrëmjen e djeshëm nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’, u eliminua Egzona, moderatorja e njohur nga Kosova. Ajo i dha fund aventurës së saj pas më shumë se 20 ditësh izolim brenda shtëpisë më të famshme.

Egzona ishte ndër pesë banorët që hynë brenda shtëpisë pak javë më parë. Megjithatë, akuzat ndaj saj kanë qenë të shumta se ka hyrë brenda shtëpisë me “misionin” për të ndihmuar Donaldin.

Ishte opinionisti Arbër Hajdari, i cili ngriti këtë akuzë gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa u shp-reh se do të ishte e turpshme nëse Egzona ka hyrë aty e shtyrë nga palë të treta për të ndihmuar Donaldin në lojë e tij dhe për t’i dhënë informacione nga jashtë.

“Mendoj se ka hyrë në Big Brother si një dashamirëse e Donaldit sepse e ka parë lojën nga jashtë. Nuk e di se çfarë ka dashur të thotë autori për kafen përjashta që kanë lënë për të pirë sepse më është dukur si një mesazh për t’i thënë se jam në krahun tënd. Shpesh i ka thënë se ti bërtet, rri i qetë.”. u shpreh Arbri.

Duke iu përgjigjur kësaj akuze, Egzona tha në studio: “Unë në Big Brother kam hyrë me misionin e vetëm për një eksperiencë që e kam pasur ëndërr prej edicionit të parë. Kam qenë fanse e këtij formati, kam shfrytëzuar dhe kam thënë po për arsyet e mia personale dhe aspak për t’i dhënë mesazhe Donaldit. Më vjen keq që është interpretuar si e tillë kjo eksperiencë, nuk kisha pasur qejf me u mbajtur mend si e tillë por e respektoj mendimin e Arbërit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu