Protestë në Elbasan kundër projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues

0

Prindër, fëmijë,gjyshe, e gjyshër protestuan simbolikisht në Elbasan  në mbrojtje të familjes.

Me pankarta në duar shoqëruar me mesazhe ata kundërshtua projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues që pas konsultimit publik pritet të kalojë për diskutim në Parlament.

Surrogacia apo bërja nënë duke përdorur mitrën e një gruaje tjetër, ndërprerja e shtatzënisë në moshën 16-vjeçare edhe pa dijeninë e prindit dhe sterilizimit i të rinjve sipas tyre çojnë familjen drejt zhdukjes.

Protesta u iniciua nga shoqëria civile, ndërsa u vu re një pjesmarrje më e lartë e komunitetit mysliman.

Projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues ka përfshirë prej disa ditësh në debat, qytetarë, mjekë e përfaqësues të besimeve fetare.

Këta të fundit janë bërë bashkë kundër tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu