Elbasani ka vendosur që të protestojë me qytetari.
Elbasani zhvillon një protestë krejt ndryshe nga qytetet e tjera të Shqipërisë.
Mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë kanë ndezur qirinj para komisariatit të policisë në Elbasan ne shenjë solidariteti ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha.
Zgjodhën pikërisht komisariatin e policisë për të përcjellë këtë mesazh në mënyrë krejt paqësore.
Protagonistët gjithashtu shprehen se të protestosh në këtë mënyrë ka më shumë fuqi se sa dhuna.
Një qytetare shprehet se ka vendosur të protestojë si një nënë që ka humbur fëmijën e vet.
Të rinjtë shprehen se ndodhen në këtë tubim më shenjë solidarizimi dhe mbështetje për familjen Rasha dhe i kërkojnë qeverisë të ndalet dhe të dëgjojë zërin e tyre.
Ndërsa një tjetër i ri shprehet se Elbasani ka zgjedhur të protestojë në mënyrë paqësore pasi ky është një shembull në fakt se si duhet të protestohet dhe nuk duhet të kthehet dhimbja në dhunë.
Ata i bëjnë apel policisë që të zbatojë ligjin dhe të jetë profesioniste në detyrën e saj.
Ndërsa dikush tjetër akuzon se policia është kthyer në ndërmjetës mes bandave dhe qeverisë.
Mënyra se si ka zgjedhur Elbasani të protestojë dëshmon edhe njëherë qytetari dhe kulturë dhe organet kompetente e shteti duhet ti përgjigjet qytetarisë me vepra konkrete që të mos nxisë akte vandale. infoelbasani.com