Protestuesit ultimatum Ramës: Ke afat deri të premten. Plotëso tre kërkesat tona ose dorëhiqu!

0

Protestuesit i vënë ultimatum Ramës. Gjatë mbrëmjes së të hënës ata kanë adresuar 3 kërkesa për qeverinë, ku përfshihet heqja e tvsh-së për karburantet, pezullimi i përkohshëm i akcizës së naftës si dhe miratimi i ligjit për minimumin jetik.

Ata i kanë lënë afat kryeministrit Rama dhe qeverisë deri dietën e premte, duke shtuar se në rast mosrealizimi kryeministri të japë dorëheqjen.

‘Heqjen e tvsh-së për naftën. Pezullimin e përkohshëm të akcizës, miratimin e ligjit për minimumin jetik, afati për realizon e këtyre 3 kërkesave është deri në fund të javës, deri në datë 18.3.2022. Mos realizimi i këtyre konverton në dorëheqjen e kryeministrit Rama’, ishte deklarata e bërë nga protestuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu