PS bie ndjeshëm me 4 mandate,rritet PD në disa zona

0

Orët e pasdites kanë sjellë një ndryshim sa i takon ndarjes së mandateve në rang qarqesh mes PS dhe PD ku kjo e fundit e ka rikuperuar ndjeshëm pozitën e saj përballë rënies së socialistëve. Nga 77 mandate, PS ka zbritur në 73 mandate, ndërsa PD është rritur në 65 mandate nga 56 që kishte në orët e paradites.

PS kryeson në 8 qarqe të vendit, kryesisht në jug dhe Shqipërinë e mesme. Ndërsa PD mban kreun në katër qarqe të veriut, konkretisht Shkodër, Lezhë, Kukës dhe së fundmi edhe në Dibër.

Në Kukës beteja është mbyllur ku PD ka triumfuar me 2 mandate përballë 1 mandati të kampit kundërshtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu