PS nuk pranoi Komision të posaçëm për ligjin e Investimeve Strategjike, reagon Gazment Bardhi

0

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e konferencës së kryetarëve, për të rrëzuar kërkesën e opozitës, për komision të posaçëm parlamentar në lidhje me ligjin për investimet strategjike.

Sipas Bardhit, PD do të depozitojë kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, “duke i hequr çdo mundësi Edi Ramës për të bllokuar transparencën dhe llogaridhënien me votat e nongratave të tij në Kuvend”.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Edi Rama rrëzoi sot kërkesën e PD për komision të posaçëm për verifikimin e procedurave për investimet strategjike, duke pranuar defacto se pasurinë publike e ka kthyer në plaçkë për miqtë dhe familjarët e tij.

Përpjekja për ti fshehur publikut aferat korruptive me ligjin e investimeve strategjike, ku ndër përfituesit është edhe familja e ministres Olta Xhaçka, do të dështojnë.

Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.

Nesër PD do të depozitojë kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, duke i hequr çdo mundësi Edi Ramës për të bllokuar transparencën dhe llogaridhënien me votat e nongratave të tij në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu