Pse britanikët janë tmerrësisht të dashuruar pas çajit?

0

Të gjithë e dimë se çaji është ‘simboli’ i Britanisë. Që nga mëngjesi e deri në mbrëmjet e vona, çaji është i pandashëm në shtëpitë e britanikëve. Nuk është aspak befasues fakti qe Britania është një ndër vendet qe konsumon më së shumti çajin, ndjekur kështu nga Turqia, Kina dhe Irlanda.

Po përse britanikët janë kaq të dashuruar pas cajit? Mesa duket ‘fajtorët’ janë taksat.

Për herë të parë çaji ka mbërritur në Britani rreth shekullit të 17-të nga Kompania e Indisë Lindore dhe iu prezantua Mbretit Charles II. Gruaja e tij portugeze, Catherine krijoi trendin e të pirit çaj. Ky trend ndiqej nga te gjithë aristokratët e kohës, shkruan InfoWebTV.

Taksa e vendosur nga qeveria për çmimin marramendës të çajit bëri që njerëzit të mbanin të fshehura bimët nga prodhohej pija në trend. Pasi taksat u ulën, çaji mund të shijohej edhe nga njerëzit e thjeshtë.

Çaji u bë pija më e njohur dhe e konsumuar, duke konkurruar kafen,cokollatën e shkrirë dhe alkoolin.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu