Pse Dojna Mema vendosi të mos reagojë ndaj kritikave për “Just Dance”

0

Ditën e sotme në programin “Just Dance” konkurroi një 40-vjeçare, që i habiti të gjithë me energjinë e saj. Mirëpo performanca e saj nuk i pëlqeu shumë anëtarit të jurisë, Albi Nako, i cili i tha konkurrentes që më mirë do të ishte të martohej e të bënte fëmijë.

“Komplimente, por unë mendoj se të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde  mendoj që je në një moshë më mirë martohu dhe bëj fëmijë se sa të vazhdosh”, u shpreh Albi.

Pas kësaj deklarate të tij, që nuk u prit fare mirë nga publiku, nuk reagoi askush në studio. Për këtë arsye teleshikuesit kritikuan ashpër jo vetëm Albin, por edhe anëtarët e tjerë të jurisë dhe moderatoren, Dojna Mema, që qëndruan indiferentë. Mirëpo Dojna vetë nuk ka qëndruar indiferente pas kritikave që ka marrë dhe ka bërë një reagim në rrjete sociale.

Ajo shprehet se atë e vënë gjithmonë në shënjestër edhe kur ngre zërin edhe kur zgjedh që të mos flasë. Dojna thotë se ky është një problem i publikut shqiptar, që stimulohet vetëm nga ndjenja e urrjetjes. Ajo shton se në spektaklin që drejton ka një pozicion delikat dhe i duhet të mbajë një qëndrim asnjëanës, ndaj nuk foli ditën e sotme pas asaj situate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu