Arrestohet në Spanjë shqiptari që vrau kamarierin turk në Gjermani. Emri

0

 

Shtetasi shqiptar Mariglen M, 35 vjeç është arrestuar pas 17 muajsh arrati, në Spanjë.

Mariglen.M thuhet se ka qëlluar shtetasin turk përpara “Fröhlichen Zecher” në Georg-Schumann-Strasse në 7 gusht 2019.

Ai vdiq në trotuar pasi u qëllua me gjashtë plumba.

Sipas BILD, 35-vjeçari ishte larguar drejt Shqipërisë për rreth 1 vit e gjysmë.

Ai u arrestua nga policia në Spanjë siç konfirmoi prokurori publik për BILD.

Mariglen.M u ekstradua në Gjermani dhe është lëshuar urdhër arresti kundrejt tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu