Pse policët e prekin gjithmonë makinën kur e ndalojnë?

0

Kryesisht në Shtetet e Bashkuara, por edhe në disa vende të tjera të botës, policët kryejnë një veprim që ndoshta ju ka rënë në sy, kur ndalojnë një makinë.

Përpara se të komunikojnë me shoferin, që mund ta kenë ndaluar për arsye nga më të ndryshmet, policët afrohen nga pas makinës dhe e prekin me dorë kryesisht në pjesën e bagazhit.

Në këtë klip mund të shikoni një përmbledhje se si këtë veprim e bëjnë thuajse të gjithë policët.

Por pse e kryejnë këtë veprim?

Ky është një marifet i përdorur nga uniformat blu, që në rast se shoferi vendos të kryejë çfarëdo lloj veprimi, ai do të ketë me vete edhe gjurmët e gishtave të policit që e ka ndaluar.

Një oficer policie në SHBA e shpjegon duke u shprehur se janë dy arsye kryesore:

Kur një oficer policie kryen një ndalim në trafik, janë disa procedura që duhet të kryhen, jo vetëm për sigurinë e shkelësit, por edhe të policit. Një nga ato arsye që vërtetojnë se polici e ka ndaluar atë makinë është duke prekur pjesën para ose pas saj.

Një arsye tjetër tha ai, është për t’u siguruar se bagazhi është i mbyllur. Mund të duket çmenduri por s’do të donit që dikush të kërcente nga bagazhi në atë moment.

Megjithatë kryesorja janë gjurmët e gishtave, nëse shoferi arratiset, apo nëse i ndodh diçka policit. Gjurmët e gishtave mund të bëjnë lidhjen mes makinës dhe tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here