Pse princi Charles nuk do të marrë pjesë në përurimin e statujës së princeshës Diana

0

Princi Charles nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të statujës së Princeshës Diana. Princi 72 vjeçar i Uellsit, i cili ishte martuar me Diana-n nga 1981 deri në 1996, vendosi të mos marrë pjesë për shkak se nuk dëshiron të jetë një shpërqendrim në ngjarje.

“Ai dhe Diana kishin një marrëdhënie të komplikuar pas divorcit, por ata e vlerësonin njëri-tjetrin.”, tha një burim. Charles nuk ka marrë pjesë dhe në ngjarjen përkujtimore të 20 vjetorit të vdekjes së ish gruas në 2017, por vendosi të kalojë kohë me Camilla-n në Balmoral, shtëpinë e familjes mbretërore në Skoci.

Diana vdiq në 1997 në moshën 36 vjeçare pas një aksidenti me makinë në Paris. Statuja u porosit nga djemtë e saj, William dhe Harry në 2017 për të shënuar 20 vjetorin e vdekjes. Sidoqoftë, ceremonia për zbulimin e statujës u shty prej pandemisë dhe më në fund do të mbahet me 1 Korrik, 60 vjetorin e lindjes së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu